Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexha: Sikur rasti i Klan Kosovës do ndodhte me Berishën kryetar të KPM-së, epilogu do ishte ndryshe (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2026 22:16

Në edicionin e sontëm të Rubikonit u fol edhe rreth punës së Komisionit të Pavarur të Mediave dhe anëtarëve të saj.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, deklaroi se sikur rasti i Klan Kosovës i vitit 2023, të ndodhte me Besnik Berishën, kryetar i KPM-së, do të përfundonte ndryshe.

Rexha përmendi edhe rastin e një televizioni lokal në Shtërpcë.

“Nga diskutimet që bëhen, ka një kërcënim për televizionin Herc, një televizion lokal i Shtërpcës i komunitetit serb, për t’ia marrë licencën. E kanë dënuar në mbledhjen e fundit me 3 mijë euro në total për dy shkelje që thonë se i kanë evidentuar duke përfshirë edhe monitorimin e lajmeve që sipas tyre kanë qenë të pabalancuara, pra politika editoriale e një televizioni të vogël. Dhe në fund është thënë se nëse këto shkelje përsëriten do t’i merret licenca”, deklaroi Rexha në Klan Kosova.

Ndiqni deklarimin e plotë të kryetarit të AGK-së:

lajme të ngjashme