Republika Demokratike e Kongos pranon grupin e parë të të dëbuarve nga ShBA NULL NULL 18.04.2026 16:35 18.04.2026 16:35 Pesëmbëdhjetë persona të deportuar nga ShBA-ja, të cilët thuhet se janë nga Amerika e Jugut, kanë mbërritur në Republikën Demokratike të Kongos. Ky është grupi i parë nga një numër i panjohur njerëzish që ShBA-ja ka dëbuar, të cilët RD e Kongos kishte rënë dakord t’i pranontem shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Qeveria në Kinshasa ka theksuar se qëndrimi i tyre në vend është vetëm i përkohshëm dhe se Uashingtoni po financon “pritjen, mbështetjen dhe kujdesin e tyre”. ShBA-ja tashmë i ka dërguar të dëbuarit në disa vende të tjera afrikane, përfshirë Ganën, Sudanin e Jugut dhe Eswatini-n, si pjesë e masave të ashpra kundër imigracionit.