Rënia e çmimit të naftës ul inflacionin nën 10 përqind në Britani të Madhe NULL NULL 14.09.2022 09:23 14.09.2022 09:23 Shkalla e inflacionit ka shënuar rënie për herë të parë për afër një viti. Rënia e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Britani të Madhe ka bërë që të bie presioni ndaj ekonomike familjare që janë më në telashe, raporton Independent, transmeton KlanKosova.tv. Zyra Kombëtare e Statistikave ka njoftuar se inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit është regjistruar 9.9 përqind gjatë muajit gusht, nga 10.1 përqind që ishte muajit paraprak. Ekspertët kanë parashikuar se shkalla e inflacionit do të ishte e pandryshuar gjatë dy muajve. Sipas zyrës së statistikave rënien e inflacionit më së shumti e ka shkaktuar rënia e çmimit të naftës, që në muajt e fundit ka qenë në rënie.