Recetat e dialogut, në Kosovë mbahet “Java e kuzhinës italiane në botë” NULL NULL 14.11.2022 12:32 14.11.2022 12:32 Ushqimi është pasion, traditë, inovacion, por gjithashtu – dhe mbi tė gjitha – është kulturë. Prandaj, mund të bëhet një mjet i fuqishëm i dialogut. Pikërisht pėr këtė, është Ambasada e Italisë në Kosovë që për “Javën e kuzhinës italiane në Botė” (14-20 nëntor) ka paraqitur një kalendar ngjarjesh të fokusuar te të rinjtë, trajnimet dhe dialogu ndërkulturor, në një moment veçanërisht të tensionuar tė negociatave mes Prishtinės e Beogradit pėr normalizimin e marrėdhėnieve. Edicioni do tė hapet dhe mbyllet simbolikisht nga studentėt. Do të fillojë me një mbrëmje në Ambasadë, të hënën, më 14 nëntor, kushtuar nxënësve dhe studentëve të italishtes, të komuniteteve të ndryshme, të cilët do të mblidhen për të shikuar një film dhe për të shijuar lazanjen tipike të Rajonit të Emilias, të përgatitur nga stafi i Ambasadës. Java do tė mbyllet tė shtunėn, mė 19 nėntor me njė laborator tė kuzhinės italiane në kopshtin “Botanika” nė Prishtinë, ku prindërit dhe fėmijët – edhe në këtë rast, të komuniteteve të ndryshme – do të përgatisin tortelli me kunguj dhe spinaq në mensën e rinovuar së fundmi nga OJQ-ja “Volontari nel Mondo RTM” në kuadër të projektit tė financuar nga Agjencia italiane për bashkëpunim zhvillimor. Në mes do të jenë ngjarjet tradicionale festive si programe gatimi, darka nga shefa të njohur të kuzhinës, shijime të verës dhe vajit të ullirit ekstra të virgjër biologjik, autorët e tė cilave vijnė nga Poli Tekniku Mesdhetar “Aldo Moro” nė Santa Cesarea Terme (Leēe), qendėr trajnimi ekselence nė sektorin e ushqimit, verės e hotelerisė dhe nga Shoqata Italiane e Somelierėve (AIS), e cila synon tė promovojė dhe pėrhapė kulturėn e verės. Ambasadori italian nė Kosovė, Antonello De Riu u shpreh: “Tema e edicionit tė sivjetmė ėshtė “festim, qėndrueshmėri dhe inovacion: pėrbėrėsit e kuzhinės italiane pėr shėndetin e njerėzve dhe mbrojtjen e planetit”. Nuk ka mė mirė, pra, tė kujtojmė se si gatimi ėshtė mjet i jashtėzakonshėm pėr njohje tė dyanshme, nė njė moment historik tė karakterizuar nga tensione tė forta, por edhe njė forcė shtytėse pėr zhvillimin ekonomik pėr njė vend tė ri si Kosova, i hapur ndaj inovacionit, ku ka shumė potenciale pėr sektorin agro-industrial dhe tė hotelerisė si atraksion turistik. Si Itali, duam tė kontribuojmė aktivisht nė kėtė zhvillim: me operatorėt tanė, produktet tona dhe mbi tė gjitha me ekspertizėn tonė ”. Nė kalendarin e ngjarjeve tė “Javės sė kuzhinės italiane” nė Kosovė organizohen dy “darka nga shefat e kuzhinės” (nė dy nga hotelet mė prestigjioze nė nivel vendi, “Swiss Diamond” nė Prishtinė dhe ” Dukagjini ” nė Pejė ) tė pėrgatitura nga gjashtė kuzhinierė, studentė dhe profesorė tė shkollės Santa Cesarea Terme, tė udhėhequr nga drejtori Paolo Aprile, tė cilėt do tė prezantojnė menytė e frymėzuara nga tradita gastronomike e Rajonit tė Puljes. Kėta kuzhinierė do tė bashkėpunojnė me blogerėn e njohur tė ushqimit qė ka edhe emisionin e saj tė gatimit, Linda Haxhibrahimi, kusė bashku do tė realizojnė njė emision gatimi nė Albi Mall nė Prishtinė, me njė pėrzgjedhje tė larmishme tė pastave tė pėrgatitura nė ēast, edhe nė kėtė rast tė traditės sė Rajonit tė Pulias. Nė mbyllje, njė mbrėmje ekskluzive (pėrsėri nė “Swiss Diamond”), e organizuar nga ICE dhe AIS, qė i kushtohet shijimit tė verėrave italiane dhe vajit tė ullirit, tė kombinuara me njė meny italiane. Gjatė gjithė “Javės” disa restorante tė pėrzgjedhura nė Prishtinė dhe rrethinė do tė ofrojnė meny speciale tė kuzhinės italiane me ēmim fiks prej 10 Eurosh. Kėto janė: “Bagolina”, “Bruni Pizzeria”, “Delish Te Linda” (Albi Mall), “Extra Fish Pejton”, “Jana Napoletana”, “Mimoza” (Graēanicė), “Perla Te Linda”, “Pinocchio”, “Ponte Vecchio”, “Soma Book Station”, The White Tree.