Receta natyrale që ndihmon me ftohjet NULL NULL 10.05.2018 15:00 10.05.2018 15:00 A e keni ditur se me vetëm disa përbërës dhe një recetë të thjeshtë mund ta kaloni ftohjen shumë shpejt? Sekreti fshihet në kuzhinën tuaj. Të gjithë ne i dimë përfitimet e mjaltës, xhenxhefilit dhe limonit por kombinimi i këtyre përbërësve është i jashtëzakonshëm, sidomos për ftohjet e stinës. Pija që e gjeni më poshtë forcon imunitetin, ndihmon me lodhjen, kollën kronike, ftohjet, gripet dhe pastron sinusët, transmeton Klan Kosova. Mjalta, xhenxhefili dhe limoni kanë veti anti-virale, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale duke ndihmuar kështu për të luftuar infeksionet. Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë 250 ml ujë të nxehtë 1 lugë çaji xhenxhefil pluhur Lëngu i një limoni Si ta përgatisni? Vendoseni xhenxhefilin pluhur në një enë dhe vendosni ujin e nxehtë mbi të. Pasi të ftohet pak, hidheni mjaltin dhe lëngun e limonit. Përziejeni mirë e mirë dhe konsumojeni këtë çaj derisa të jetë akoma i ngrohtë. Preferohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes, në stomak të zbrazët ose vonë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur.