Reali me rikthim ëndrrash, ia shënoi 5 gola Dortmundit për 30 minuta NULL NULL 22.10.2024 22:56 22.10.2024 22:56 Vinicius dhe Vasquez duke e festuar golind ndaj Dortmundit. Foto: AP Real Madridi e ka mposhtur Dortmundin me përmbysje spektakolare në “Santiago Bernabeu”. “Mbretërit” pas 45 minutave të para ishin duke u mposhtur nga Dortmundi me dy gola epërsi, të shënuar në minutën e 30-të me Malen dhe në të 34-tën me Gittens. Spektakëli në “Bernabeu” nisi tek në minutën e 60-të, ku Reali e shënoi golin e parë me Rudigerin, ndërsa tre minuta më vonë e vuri baraspeshën me Viniciusin, njofton Klankosova.tv. Epërsinë e parë në ndeshje Reali e mori tek në të 83-tën, ku Lucas Vasquez shënoi për 3-2, ndërsa Vinicius shënoi për golin e dytë personal në ndeshje, ndërsa hat-trickun e shënoi në minutën e 93-të. Me këtë fitore Reali gjendet në vendin e 10-të në tabelë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Dortmundi që aktualisht pozicionohet në vendin e pestë. Më poshtë gjeni të gjitha rezultate e Ligës së Kampioneve të ndeshjeve që u luajtën sonte: Milan – Club Brugge 3:1. Monaco – Crvena Zvezda 5:1. Aston Villa – Bologna 2:0. Girona – Slovana Bartislava 2:0. Juventus – Stuttgart 0:1. PSG – PSV 1:1. Real Madrid – Dortmund 5:2. Sturm Graz – Sproting Lisbona 0:2