Reagon Vjosa Osmani pas kërcënimit që iu bë djalit të Isa Mustafës NULL NULL 29.12.2019 22:22 29.12.2019 22:22 Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kërcënimeve që u janë bërë Besnik Mustafës – djalit të Isa Mustafës. Përmes Facebook-ut, një person e ka kërcënuar dhe fyer rëndë djalin e kryetarit të LDK-së duke i thënë se do ta kallë për së gjalli atë së bashku me familje, njofton Klan Kosova. Për këtë gjë ka reaguar Vjosa Osmani e cila ka thënë se kërcënimi i familjeve është sulm ndaj vlerave më të rëndësishme që kemi si shoqëri. “Familja është e shenjtë dhe nuk ka dallim politik që arsyeton nxitjen e urrejtjes e të kërcënimeve të tilla”. “Është koha që të gjithë të bëjmë thirrje e të punojmë për gjuhë përafruese e të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit. Pavarësisht dallimeve politike, ne të gjithë kemi vetëm një atdhe, Republikën e Kosovës, të cilën duhet ta ruajmë e zhvillojmë duke respektuar njëri-tjetrin”. “Prandaj i ftoj edhe përfaqësuesit e tjerë politik që jo vetëm të dënojnë gjuhën kërcënuese por edhe t’i ftojnë aktivistët e anëtarët e tyre për gjakftohtësi, tolerancë e mirëkuptim”. klankosova.tv