Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti “Thaçi dhe të tjerët”, mbrojtja akuzon ZPS-në për vonesa (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 04.11.2022 20:26

Zyrat e Dhomave të Specializuara mbajtën konferencë mbi ecurinë e çështjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare që po gjykohen në Hagë.

Mbrojtësit e të akuzuarve po akuzojnë vetë ZPS-në se nuk po e bëjnë punën siç duhet në nxjerrjen e së vërtetës.

“Ata po bëjnë pengesa gjatë gjithë procedurës, po i shkelin afatet, po vonohen në dhënien e materialeve dhe në disa raste, siç pamë edhe sot, në mënyrë të qëllimshme nuk i paraqesin provat, duhet që këtë aspekt ta zgjidhim sepse nëse vazhdojmë sikurse po vepron prokuroria, të akuzuarit do të mbetën të paktën edhe tre vjet në paraburgim”, ka thënë Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

Nëse gjithçka vazhdon kështu, atëherë avokatët kanë në plan që vetë të fillojnë punët rreth kërkimeve të domosdoshme për të mbrojtur klientët e tyre.

“I nderuar gjykatës besoj e di këtë gjë, klientët tanë duan të fillojnë gjykimi por edhe gjykata ka nevojë të fillojë gjykimi. Nëse nuk vendosim afate do të shtyhet gjithmonë nisja e gjykimit, nuk është në interesin e askujt. Njëherë prokuroria thotë jemi gati të fillojmë gjykimi në janar, pastaj thonë nxjerrjen e materialeve 102(3) jemi gati të përfundojmë më 31 janar të 2023, nuk funksionojnë kështu këto gjëra”, ka thënë Gregory Kehoe, avokat i Hashim Thaçit.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës kërkoi largimin e protokollit me të cilën mbrojtësit janë të detyruar t’i intervistojnë dëshmitarët në prani të ZPS-së.

lajme të ngjashme