Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children NULL NULL 18.03.2026 16:42 18.03.2026 16:42 Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit. Kjo organizatë bën thirrje për vënien para përgjegjësisë të autorëve të rastit. “Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës. Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë”. “Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në reagimin e kësaj organizate, transmeton Klankosova.tv. Prindërit e 5-vjeçarit në rastin që ka tronditur opinionin janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Rasti tronditës në Lipjan, Shabani: 6 fëmijët e tjerë janë të sigurt!