Përfundon votimi në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike NULL NULL 06.06.2026 22:33 06.06.2026 22:33 Qytetarë të Kosovës duke pritur në radhë për të votuar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Londër, më 6 qershor, për zgjedhjet e 7 qershorit. Foto: Ambasada e Kosovës në Londër / FB Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë dhe të fundit për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, u bë e ditur se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 26 nga 30 përfaqësitë diplomatike. Ndërkaq, në orën 01:00 të ditës së diel, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në 4 përfaqësitë e tjera, në ShBA dhe Kanada. Po ashtu, u njoftua se gjatë ditës së votimit jashtë vendit, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave nga 26 përfaqësitë diplomatike ku është mbyllur votimi, si dhe nga të dhënat deri në orën 13:00 nga votimi në ShBA dhe Kanada, nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 22,414 votues apo 80.85%.