Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermania mposht ShBA-në në ndeshjen miqësore para Botërorit

NULL NULL
06.06.2026 22:47

Kombëtarja e Gjermanisë ka regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Kupës së Botës, duke mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 2:1.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Soldier Field” në Chicago, ku gjermanët treguan paraqitje të mirë dhe arritën të përmbysin rezultatin për të marrë një fitore inkurajuese para sfidave zyrtare të Botërorit.

Nikoqirët e Botërorit 2026 kaluan të parët në epërsi falë golit të Antonee Robinson, i cili realizoi për ShBA-në dhe i dha avantazhin ekipit vendas, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, reagimi i Gjermanisë ishte i shpejtë, pasi Kai Haverzt arriti të rikthehej në lojë përmes golit të shënuar, i cili barazoi shifrat, para se Leroy Sane të realizonte golin e fitores dhe t’i siguronte ekipit gjerman triumfin në këtë përballje.

Fitorja ndaj njërit prej organizatorëve të Kupës së Botës konsiderohet një sinjal pozitiv për Gjermaninë, e cila synon të ketë një paraqitje sa më të suksesshme në turneun më të madh të futbollit botëror.

Gjermanët do ta nisin aventurën e tyre në Botërorin 2026 më 14 qershor, kur do të përballen me Curaçaon në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Kombëtarja e ShBA-së do ta zhvillojë sfidën e saj hapëse një ditë më herët, më 13 qershor, kundër Paraguajit, duke synuar ta nisë me rezultat pozitiv garën para tifozëve të saj.

 

lajme të ngjashme