Rasti tronditës në Lipjan, Shabani: 6 fëmijët e tjerë janë të sigurt! NULL NULL 18.03.2026 13:00 18.03.2026 13:00 Blerim Shabani nga Ministria për Familje, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5-vjeçarit nga Lipjani, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij. Shabani tha se edhe gjashtë fëmijët e tjerë të kësaj familje janë vendosur në një vend të sigurt, dhe sipas tij, po marrin përkujdesjen e duhur, transmeton Klankosova.tv. “Fëmijët janë vendosur në një vend të sigurt, dhe janë duke marrë përkujdesjen institucionale në përputhje me përgjegjësitë e të gjitha mekanizmave zyrtarë”, tha ai para mediave. Ndërsa ai tha se Ministria për Familje nuk është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve direkte për personat që kanë nevojë për shërbime sociale. Ai bëri thirrje që lidhur me këto raste të rënda, të njoftohen sa më parë organet kompetente. Kujtojmë se vogëlushi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, pasi rrezikonte t’i amputoheshin shputat e këmbëve si pasojë e keqtrajtimit. Ndërsa prindërit e 5-vjeçarit janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan