Rastet e ngacmimeve seksuale, flet psikolgia Qenaj-Sejdiu (VIDEO) NULL NULL 20.11.2022 11:10 20.11.2022 11:10 “Zhvillimi fizik dhe emocional i njeriut”, ishte tema e cila u trajtua këtë të diel në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova. E ftuara, psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu, foli edhe për rastet e ngacmimeve seksuale. “Një afërsi me zhvillimet e fëmijës i duhet me patjetër prindërit, ose personit që kujdeset për fëmijën”, tha psikologia. “Këta persona ende nuk e kanë arritur pjekurinë e tyre, por mund të rriten fizikisht dhe kjo për ata të cilët janë persona të tillë, dhunuesit, nëse mundem t’i quaj kështu, ose bullizuesit, këta do të jenë cak i tyre dhe lehtësisht mund të jenë cak për shkak të fizikut”, tha ai. Qenaj – Sejdiu, theksoi se një mbikëqyrje më e madhe prej anës së prindërve, gjithmonë do të ishte e mirëseardhur. “Nëse vajza përjeton një të tillë, apo tentim dhunimi , ose diçka të ngjashme, është shumë me rëndësi të ketë me kë të flas dhe të marr këshillën e duhur, ndihmën e duhur, sepse ndonjëherë është ndihmë ajo që duhet t’iu jepet këtyre rasteve, ose nëse nuk e kanë në familje, është e mirë që shkollat, përmes psikologut, përmes afërsisë me kujdestarin e klasës dhe personave të tjerë që punojnë në shkollë, që munden të oftojnë shpesh një vesh për të dëgjuar, apo një dorë për të ndihmuar dikë i cili po kalon nëpër një vështirësi”, u shpreh tutje ajo.