Rashiq bisedon me deputetët e PDK-së, a po e kërkon votën e tyre? NULL NULL 28.08.2025 11:13 28.08.2025 11:13 Deputeti Nenad Rashiq është parë duke biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të tjerë të kësaj partie pak para se të vazhdojë seanca e cila ishte thirrur të nis në orën 11:00. Akoma nuk dihet nëse Rashiq po e kërkon votën e tyre për t’u zgjedhur njëri nga nënkryetarët e Kosovës, raporton Klankosova.tv Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, Dimal Basha seancën e kaluar i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Rashiqit, kryetarit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.