Raportuesi për Kosovën në PE: Vuçiqi e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit NULL NULL 07.03.2025 22:30 07.03.2025 22:30 Raportuesi i perhershem per Kosoven, Riho Terras. Foto: Eestiuudise Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati sot një bisedë në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i cili i tha atij se Rusia e mbështet Qeverinë serbe pavarësisht protestave disa javore që po zhvillohen në Beograd nga studentët që kërkojnë largimin e Vuçiq. Për këtë ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropia, Riho Terras, i cili në një postim në platformën X, ka qenë goxha i ashpër ndaj Vuçiqit. “Modeli i ndërhyrjes së Rusisë nuk është lajm dhe presidenti Vuçiq nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit”, u shpreh Terras. Poashtu, Vuçiq pohoi se do të vizitojë Rusinë më 9 maj. /Klankosova.tv