Raportohet se Porfirije ka mbërritur në Patrikanën e Pejës – MPJ-ja “çele guri gojën” NULL NULL 18.04.2025 16:57 18.04.2025 16:57 Foto: BETAPHOTO/HINA Patriarku i Kishës ortodokse serbe (KOS) Porfirije sot pasdite raportohet se ka mbërritur në Patrikanën e Pejës, ku do të festojë Pashkët ortodokse me besimtarë, klerikë dhe murgj nga Kosova. Sipas njoftimit të KOS-it, thuhet se patriarkun e ka pritur Mitropoliti i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije. Është bërë e ditur se Patriarku Porfirije do të shërbejë nesër në manastirin e Deçanit, ndërsa për Pashkë në Patrikanën e Pejës. Në maj të vitit të kaluar, në vendkalimin Merdare, autoritetet e Kosovës nuk lejuan patriarkun Porfirije dhe shtatë hierarkë të Kishës ortodokse serbe të hyjnë në Kosovë. Klankosova.tv gjatë ditës së djeshme ka pyetur në Ministrinë e Jashtme në lidhje me atë nëse i është dhënë leja Patriarkut Porfirije, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Klankosova.tv