Raportohet për një të plagosur në Karaçevë të Kamenicës NULL NULL 22.09.2024 07:51 22.09.2024 07:51 Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës. Siç shkruan Sinjali, aty ka mbetur i plagosur një person, transmeton Klankosova.tv Dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër një kazinoje në atë zonë. Tutje siç njofton kjo gazetë, në këtë rast dyshohet se ishin të përfshirë 10 persona. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka ndonjë përgjigje./ Klankosova.tv