Ramush Haradinaj voton në orët e hershme, për herë të parë bashkë me fëmijët NULL NULL 08.02.2025 21:00 08.02.2025 21:00 Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, do të hedhë votën e tij nesër në orën 9:00 në qendrën e votimit 1909 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Haradinaj do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor do të marrin pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Kryetari i AAK-së, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, pas votimit pritet të japë deklaratë për media.