Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ramos për Griezmann: Keni një injorancë të guximshme

NULL NULL
18.09.2018 17:00

Para fillimit të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka disa fjalë thumbuese për sulmuesin e Athletico Madrid, Antoine Griezmann.

Francezi e ka konsideruar veten të një niveli me Leo Messin e Cristiano Ronaldon, pas një viti të suksesshëm me ekipin dhe kombëtaren e tij, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.

“Injoranca e tij është vërtetë e guximshme”, ka thënë Ramos në konferencën për media.

“Kur e dëgjoj këtë djalosh, më kujtohen Totti, Xavi, Raul, Iniesta, Iker… lojtarë që kanë shumë tituj dhe nuk e kanë fituar asnjëherë Topin e Artë”.

Kapiteni i kampionëve aktualë të LK-së, ka thënë se trajneri Diego Siemone dhe mbrojtësi Diego Godin duhet ta këshillojnë atë.

Sa i përket planeve të Realit që ta fitojnë titullin e katërt me radhë këtë sezon, një gjë e paparashikueshme në epokën moderne të futbollit, Ramos u shfaq “i uritur” për t’ua dëshmuar të gjithëve të kundërtën.

“Ne ndjejmë krenari dhe përgjegjësi. Tre titujt e fituar nuk janë rastësi, duhet një ambicie e madhe për t’i fituar ato”, është shprehur ai.

Real Madridi e pret Romën në Santiago Bernabeu të mërkurën në ora 21:00.

lajme të ngjashme