Rama publikon videon me aktivistët e PS-së: S’keni parë gjë akoma NULL NULL 08.02.2023 16:42 08.02.2023 16:42 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se Partia Socialiste po përdor një aplikacion të quajtur “Aktivisti” për të kontrolluar administratën publike me “like” dhe komentet që i bën kryeministrit Rama në rrjete sociale. Përmes një videoje të postuar në faqen e vet në Facebook, Rama shihet i rrethuar nga një grup aktivistësh të PS-së teksa bën ironi me opozitën. “Patronazhisti është ç’është, po aktivisti? S’keni parë gjë akoma”, është shprehur Rama. Më herët deputeti i PS Etjen Xhafa tha se aplikacioni përdoret për përdorim të brendshëm në mes të aktivistëve të Partisë Socialiste. Ai tha se PS-ja do të ndjekë rrugën ligjore për personat që kanë publikuar të dhënat e aplikacionit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.