Rama pret në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB NULL NULL 07.11.2022 11:41 07.11.2022 11:41 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Takimi mes tyre është zhvilluar në godinën e Kryeministrisë. Vetë Rama ka publikuar një foto të takimit duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield”. Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadorja e SHBA në OKB u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi edhe Shtëpinë e Gjetheve, e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Shqipëria dhe SHBA janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit në OKB. /tvklan.al