Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viktima e vetaksidentit në magjistralen Prishtinë-Pejë është 19-vjeçar

NULL NULL
23.07.2026 16:57

Policia rajonale e Gjakovës ka konfirmuar vetaksidentin me fatalitet të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës.

Zëdhënsësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi tha për Klankosova.tv se viktimë ka mbetur motoristi 19-vjeçar.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës ishte pa shenja jete.

Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Vetaksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes motoristi

lajme të ngjashme