Ushtarë moldavë nisen drejt Kosovës për një mision të ri në KFOR NULL NULL 23.07.2026 16:07 23.07.2026 16:07 Një grup prej 41 ushtarësh të Ushtrisë Kombëtare të Moldavisë është nisur për mision paqeruajtës në Kosovë. Për gjashtë muajt e ardhshëm, këta paqeruajtës moldavë do të punojnë krahas trupave nga vende të tjera për të monitoruar situatën e sigurisë në rajon. Para nisjes, ushtarët përfunduan një program të gjerë trajnimi, shkruan radiomoldova.md, transmeton klankosova.tv. Si pjesë e misionit të KFOR-it, kontingjenti do të garantojë sigurinë e objekteve ushtarake dhe do të kryejë patrullime brenda zonës së tij të përgjegjësisë. Trupat moldave do të veprojnë nën Komandën Rajonale Perëndimore dhe do të vendosen në bazën ushtarake “Camp Villaggio Italia” në Pejë, Kosovë. Lejtnantja Marina Agachi është një nga shtatë gratë që marrin pjesë në këtë mision. “Jemi të përgatitura si moralisht dhe psikologjikisht, ashtu edhe profesionalisht. Janë zhvilluar disa lloje trajnimesh, si jashtë vendit ashtu edhe brenda tij. Unë kam besim te koleget e mia dhe, me mbështetjen e ushtarëve burra, ne nuk e lëmë njëra-tjetrën pas. Ata na ndihmojnë dhe unë u uroj atyre shumë suksese”, shprehet Agachi. Misioni i parë paqeruajtës moldav në KOFR ka ndodhur më 8 mars, 2014. /Klankosova.tv