Rama: Nënave të papuna me më shumë se tre fëmijë do t’ua paguajë shteti sigurimet shëndetësore NULL NULL 08.03.2023 09:41 08.03.2023 09:41 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke njoftuar se nga tash e tutje nënat me më shumë se tre fëmijë do t’ua paguajë shteti sigurimet shëndetësore. “Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka shkruar Rama në Facebook. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS