Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rahoveci 029 përforcohet para sfidës me Vëllaznimin

NULL NULL
16.12.2025 16:44

Klubi i basketbollit Rahoveci 029, ka zyrtarizuar sot afrimin e përforcimit të ri, Jalen Johnson, duke shtuar cilësi në skuadër para përballjes së radhës ndaj Vëllaznimit.

Johnson është i gjatë 201 centimetra dhe aktivizohet në pozitat 3/4, ndërsa vjen me një bagazh të rëndësishëm përvoje nga basketbolli amerikan.

Në karrierën e tij universitare, ai ka qenë pjesë e dy kolegjeve të njohura, Tennessee Volunteers dhe Wake Forest Demon Deacons, ku është dalluar për fizikun, energjinë dhe kontributin në të dy anët e parketit.

Së fundmi, basketbollisti amerikan ka qenë pjesë e Westchester Knicks, skuadër që garon në NBA G League, çka dëshmon nivelin dhe përgatitjen e tij profesionale.

lajme të ngjashme