Raçi i Prishtinës më i miri i xhiros së parafundit NULL NULL 18.05.2025 15:29 18.05.2025 15:29 Futbollisti i Prishtinës, Ron Raçi, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 35-të në Superligë. Ndeshjet e kësaj jave u zhvilluan të shtunën, ku skuadra nga kryeqyteti mori një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit 74 në Drenas, duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, veç një xhiro para përfundimit të sezonit. Raçi realizoi golin vendimtar për skuadrën e tij dhe u vlerësua si lojtari më i mirë nga komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës. Prishtina fitoi 1:0, ndaj Feronikelit ’74 dhe e siguroi mbijetesën në Superligë pa barazh./Klankosova.tv.