Ra nga hapësira e ashensorit, detaje të reja nga vdekja tragjike e 77-vjeçarit në Bresje NULL NULL 23.10.2025 09:32 23.10.2025 09:32 Foto ilustruese Një 77-vjeçar dyshohet se ra nga një lartësi prej tre metrash në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër, në Bresje. Kështu u bë e ditur nga informacionet shtesë të Policisë, transmeton Klankosova.tv. “Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. Ndryshe, rastin tragjik për Klankosova.tv e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën Rasti tragjik në Bresje: 77-vjeçari humbi jetën, policia nis hetimet