Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën NULL NULL 22.10.2025 18:18 22.10.2025 18:18 Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër. Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra. “Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Shkodra. Ndërkohë Klankosova.tv ka konktaktuar edhe me Policinë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigjeje zyrtare.