R Kelly mohon të ketë pasur lidhje me nënën e Aliyah NULL NULL 17.03.2019 17:00 17.03.2019 17:00 R Kelly mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me nënën e Aaliyah dhe sipas tij pretendimet për një gjë të tillë janë një përpjekje e dëshpëruar për vemendje. Lisa Van Allen, e cila akuzoi Kelly për abuzime në “Surviving R Kelly”, – tha se Kelly i tha asaj se ai dhe nëna e Aaliyah, Diane Haughton, kishin disa takime seksuale. Van Allen pretendon se Kelly qëndroi në shtëpinë e Aaliyah në Detroit në vitet e 90’ta dhe pasi ajo binte në gjumë, ai dilte në dhomën e ndenjes dhe kryente veprime të ndryshme seksuale me nënën e saj. Burimet e afërta me R Kelly thonë se ai e mohon absolutisht këtë dhe se ai dhe Diane nuk kishin asgjë tjetër përveçse marrëdhënie miqësore. Kelly u martua me Aaliyah në vitin 1994 kur ajo ishte vetëm 15 vjeçare… por avokati i tij, Steve Greenberg, pretendon se Aaliyah gënjeu për moshën e saj kur ata u kurorëzuan. Kelly do të kthehet në gjykatë më 22 mars.