Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

R Kelly dhe abuzimet seksuale – Shfaqet edhe një kasetë seksi, dyshohet për të mitura

NULL NULL
10.03.2019 21:00

Një tjetër kasetë seksi ka dalë në sipërfaqe që me gjasë tregon R Kelly me një të mitur.

Avokatja Gloria Allred është duke e mbrojtur djaloshin që pretendon se e ka gjetur kasetën dhe e ka dorëzuar në polici.

Allred sapo mbajti një konferencë për shtyp në NYC, ku klienti i saj, Gary Dennis, shpjegoi se si e kishte gjetur kasetën

Dennis, i cili thotë se nuk ka asnjë lidhje me R Kelly, thotë se ai kohët e fundit e gjeti këtë kasetë të re të seksit duke shikuar nëpër kaseta të vjetra VHS. Ai thotë se fillimisht e zbuloi kasetën si një “kasetë sportive”, por se gjithashtu kishte emrin e R Kelly në të. Dennis vazhdon të thotë se ai mendonte se pjesë e kasetës së R Kelly do të shfaqte një koncert të tij, por më vonë zbuloi se ishte një kasetë seksi.

Dennis nuk ka treguar shumë detaje për atë që pa në kasetë, por tha se vajzat e incizuara po bënin gjëra të bazuara në udhëzimet e R Kelly.

Kjo kasetë është e treta që i ësahtë dorëzuar zyrtarëve policorë në muajin e kaluar. Avokati Michael Avenatti tashmë ka dorëzuar dy kaseta në prokurorinë në Çikago – njëra prej të cilave ka nxitur akuzën për dhjetë vepra penale kundër R. Kelly për abuzime seksuale të rënda.

lajme të ngjashme