Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetet më të sigurta në botë

NULL NULL
02.07.2015 15:08
Në këto pesë qytete, banorët rezidentë mund të ecin në këmbë në orët e vona të natës dhe mund ta lënë loptop-in e tyre në rrugë, pa e ruajtur fare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ta lësh kuletën apo loptopin në një kafene, mund të mos ju rekomandohet si turist, por banorët rezidentë të disa qyteteve në botë, i lënë gjësendet e tyre të pambikëqyrura pa u menduar dy herë.

Osaka

Osaka

Së bashku me Tokyon (i emëruar si qyteti më i sigurt në botë), Osaka është mishërim i paqes mendore. Japonia si vend, është shumë i sigurt për të jetuar. Njerëzit atje i lënë gjësendet e tyre në një vend të pambrojtur, pa e vrarë mendjen shumë për to.

Osaka njihet si vend biznismenësh, çka do thotë se njerëzit punojnë dhe udhëtojnë deri në orët më të vona të natës. Nuk ka asnjë problem nëse një femër atje endet nëpër rrugë dhe metro fare vetëm dhe natën vonë.

Amsterdami

Amstardam

Me më shumë se një milionë banorë rezidentë, Amsterdami është i vogël nëse krahasohet me qytetet e bashkimit evropian, por është një vend jashtëzakonisht i sigurt për banorët e saj.

Sydney

Sydney

Pavarësisht se është qyteti më i madh i Australisë, Sydney është një vend kultura e të cilit është jashtëzakonisht e qetë dhe miqësore. Është një qytet shumë i sigurt ku fqinjët kujdesen për njëri tjetrin.

Singapori

Singapore

Ky qytet aziatik, është një vend që e respekton ligjin në maksimum, gjë e cila ka rezultuar me siguri të nivelit të lartë. Forcat e sigurisë atje paguhen shumë dhe ata janë shumë të përkushtuar në punën që e bëjnë. Sipas banorëve, ata brengosen për mirëqenien e njerëzve atje.

Stokholmi

Stockholm

Kryeqyteti suedez është një vend jashtëzakonisht i sigurt për banorët e saj. Është një vend ku vera zgjat shumë dhe drita natyrale, është e pranishme në pjesën më të madhe të vitit.

 

lajme të ngjashme