Qytetari urinon në monumentin e Skënderbeut (VIDEO) NULL NULL 31.08.2015 16:06 31.08.2015 16:06 Me sa duket deri në këto ditë të para, të gjithë të gjobiturit për urinim në publik, janë kapur në brigjet e Lanës, ndërsa vigjilenca e Policisë Bashkiake është fare e ulët në qendër të kryeqytetit. Kjo video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person që urinon poshtë monumentit të Skënderbeut dhe fare pranë zyrës së kryebashkiakut Veliaj, por askush s’e ka gjobitur. Qytetari urinon i pashqetësuar, madje duke mbajtur dhe celularin në vesh. Më pas largohet i qetë, duke mbërthyer pantallonat në ecje e sipër./Lapsi.al https://www.youtube.com/watch?v=GVt5J0qWiZk