Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetari nga Drenasi dhuron vullnetarisht shtretër për QMF-në në Komoran

NULL NULL
23.04.2025 15:07

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se qytetari Ekrem Hajdini ka dhënë vullnetarisht shtretër për Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Komoran.

Në një njoftim në Facebook thuhet se ky gjest i vullnetit të mirë është dëshmi e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj komunitetit

“Drejtoria për Shëndetësi shpreh mirënjohje të veçantë për qytetarin Ekrem Hajdini që, në mënyrë vullnetare, kontribuoi në rregullimin e otomanëve për nevojat e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran. Ky gjest i vullnetit të mirë është dëshmi e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj komunitetit”.

“Veprime të tilla janë shembull i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe dëshmojnë përkushtimin e qytetarëve për një ambient më të mirë dhe më funksional në shërbim të të gjithëve”, thuhet në njoftimin e komunës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme