Qytetarët ankohen për kontejnerë të vendosur para ndërtesës, komuna e Fushë Kosovës përgjigjet për Klankosova.tv NULL NULL 27.07.2025 11:21 27.07.2025 11:21 Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis e Komunës së Fushë Kosovës është përgjigjur pas ankesave të qytetarëve për situatën e mbeturinave, më saktë vendosjen e kontejnerëve para hyrjes së një banese. Sipas drejtorisë, kontejnerët që janë vendosur në rrugën “Hajrullah Zymi” janë pjesë e një pike grumbullimi të përkohshme. “Me projektin e ndërtimit te pikave grumbulluese te reja do te sistemohen dhe do te zgjidhet ky problem”, thanë nga Drejtoria për Shërbime Publike e Fushë Kosovës për Klankosova.tv Ndryshe, një qytetare nga Fushë Kosova, lexuese e Klankosova.tv, u ankua se tetë kontejnerë mbeturinash janë vendosur para banesës së saj në rrugën “Hajrullah Zymi”, duke shkaktuar një erë të keqe që e ka shqetësuar atë dhe banorët e zonës. Ajo ka dërguar edhe pamje nga ky grumbullim mbeturinash.