Qumështorja “Vita” kërkon publikimin e shpejtë të analizave: “Puna mund të nisë sot ose nesër” NULL NULL 03.07.2026 14:38 03.07.2026 14:38 Drejtori gjeneral i fabrikës së qumështit, Artan Spahija, në konferencën për media të mbajtur sot, pas ngjarjeve të ditës së djeshme, tha se një grup inspektorësh nga institucionet ka kryer kontroll pas një vendimi për inspektim urgjent nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja. Spahija tha se ata ka marrë mostra të qumështit “Vita 3.2” dhe qumështorja është në pritje të rezultateve laboratorike, raporton Klankosova.tv Me këtë rast, ai kërkoi që analizat të publikohen sa më shpejtë dhe u shpreh se “Vita” është e gatshme të rifillojë grumbullimin menjëherë pas përfundimit të tyre. “Arsyeja e vizitës të një grupi prej 15 aqpo 20 personave; fillimisht kanë ardhur si inspektorë, pastaj ka dalë se janë të ministrisë me një vendim, që me datë 2.7, ministri në detyrë, Armend Muja ka dhënë për një kontrollë urgjente për qumështoren Vita. Neve na ka ardhur vetëm kjo (dokument) nga këshilltarja e ministrit dhe jo nga dikush tjetër. Për fat të keq muj me thanë që ka pasë grup punues që nuk është marrë fare me neve, ka pasë të MINT dhe të AUVK dhe të gjithë këtë kanë fillu vizitë në fabrikë. Dua të ju njoftoj që vendimin për pezullimin s’e ka marrë as Ministria as AUVK, këtë e kemi marrë ne si bord, arsyeja ka qenë se janë marrë mostrat të qumështit Vita 3,2 me pretendimin të analizës. Ne iu bëjmë apel që sa më shpejt të jetë e mundur, të bëhen analizat, të publikohen dhe ne jemi të gatshëm që sot ose nesër të fillojmë me grumbullimin”, tha Spahija. /Klankosova.tv https://www.youtube.com/watch?v=vwuZYB77K78&t=450s