Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Riyad Mahrez i jep fund karrierës me Algjerinë

NULL NULL
03.07.2026 15:41
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Algjerisë, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm pas më shumë se një dekade.

Sulmuesi 35-vjeçar largohet me statistika mbresëlënëse: 119 ndeshje, 40 gola dhe 45 asistime, duke kontribuar në 85 gola për përfaqësuesen algjeriane.

Mahrez ishte një nga figurat kryesore të “Dhelprave të Shkretëtirës” dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në triumfin historik të Algjerisë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2019. Tani ai do të vazhdojë vetëm karrierën në nivel klubesh.

lajme të ngjashme