Pas humbjes së babait, vajza e ish-komandant Sahit Jasharit në gëzim: Burri i diplomohet si oficer i FSK-së NULL NULL 03.07.2026 15:53 03.07.2026 15:53 Vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta të babait të saj, komandantit Sahit Jashari, Vlora Jashari ka përjetuar sot një moment krenarie, pasi bashkëshorti i saj, Denisi, ishte në mesin e 12 oficerëve të rinj që diplomuan me sukses dhe u graduan në ceremoninë e organizuar nga FSK. Vlora Jashari ka ndarë edhe një mesazh emocional në rrjetin social Facebook, ku ka folur për lidhjen personale me trashëgiminë familjare dhe rrugëtimin e bashkëshortit të saj në ushtri, shkruan Klankosova.tv “Që nga fëmijëria kam dashur të trashëgoj diçka nga babai im: idealin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun. Duke qenë se ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së, rrugëtimi i tij ka qenë gjithmonë frymëzim për mua,” ka shkruar ajo. Ajo ka shtuar se, ndonëse nuk e ka ndjekur vetë rrugën ushtarake, ka zgjedhur një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim. “Ndoshta nuk e ndoqa vetë këtë rrugë, por zgjodha një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim e nder. Sot, teksa ai diplomohet në Akademinë Ushtarake, ndihem krenare jo vetëm për suksesin e tij, por edhe sepse shoh të vazhdojnë vlerat që kam admiruar gjithmonë,” ka shkruar ajo.