Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria e pranon se targat nuk ishin pjesë e sukseseve të javës

NULL NULL
31.10.2022 10:17
Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka publikuar pesë nga ngjarjet që e karakterizuan javën e kaluar, në mesin e të cilave nuk figuron vendimi i ri për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

https://klankosova.tv/qeveria-zbut-vendimin-per-targat-e-shkallezon-kthimin-e-km-ve-ne-rks1/

Ai në një postim në Facebook theksoi se Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project.

“Sivjet shënuam vlerën më të lartë ndonjëherë në indeksin e këtij raporti”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Javën e kaluar ai tha se u miratua projektbuxheti për vitin 2023 në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, buxhet ky që, sipas tij, do të vazhdojë me mbështetjen për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri.

Kuvendi miratoi edhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. I dyti, sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë, “ky dokument identifikon rreziqet, kërcënimet, sfidat për sigurinë e vendit, por edhe mundësitë, objektivat strategjike dhe vizionin për të ardhmen”.

Gjatë javës që lamë pas u nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë.

“Krahas rëndësisë ekonomike, këto dy projekte lidhin vendet e banuara shqiptare në dy anën e kufirit”.

Po ashtu, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdimin e përkrahjes financiare në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.