Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike: Katër të rinj humbin jetën pas një aksidenti në Angli

NULL NULL
26.07.2026 09:17

Katër persona kanë humbur jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi në Liverpool.

Katër viktimat, dy të rinj 23-vjeçarë, një 24-vjeçar dhe një 26-vjeçar, u shpallën të vdekur në vendngjarje, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, një automjet i zi tip Seat Cupra, që po lëvizte nga Liverpooli në drejtim të Knoësley, doli nga rruga pasi u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Një pasagjer tjetër, 27 vjeç, u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Banorët që jetojnë pranë vendit të aksidentit thanë se dëgjuan një zhurmë të fortë rreth orës 01:45, pak ditë më parë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme