Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kishin mosmarrëveshje të mëparshme, dy persona e bëjnë për spital një tjetër në Kllokot

NULL NULL
26.07.2026 09:07

Si pasojë e një mosmarrëveshjeve të mëhershme, dy persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Mogillë të Kllokotit.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Mogillë, Kllokot / 25.07.2026 – 21:40. Viktima m/k ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar m/k  me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Incidenti sipas dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte viktima me njërin prej të dyshuarve. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme