Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeni që sërfon me njerëz me nevoja të veçanta

NULL NULL
19.08.2015 14:30

Qeni Ricochet ka sërfuar me 17 vjeçaren, Savannah dhe 19 vjeçaren, Bellamy Arterburn në Denver të Kolorados.

E veçanta është se të dyja vajzat vuajnë nga sëmundja e njejtë terminale që është një çrregullim i muskujve nervor me efekte të mëdha negative që nuk ka asnjë trajtim apo shërim.

Ricochet është një qen që surfon me njerëz me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta, luftëtarë të plagosur dhe veteran.

Duke notuar dhe sërfuar me qenin, vajzat u shprehën se kanë realizuar një ëndërr.

Por, për shkak të të gjitha vështirësive kjo familje ka duruar, ata nuk mund të përballonin një udhëtim në San Diego, transmeton Klan Kosova.

Andaj mbajtësi i Ricochet, Dave doli me idenë për të grumbulluar fonde që vajzat të vijnë në San Diego.

Brenda 24 orëve i gjithë udhëtimi është financuar.

Fansat e qenit Ricochet  nëpër rrjete sociale dërguan donacione të ndryhsme për të mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit të vajzave që të plotësojnë dëshirën e tyre.

Si përfundim, ato udhëtuan për në San Diego për të kapur disa valë me qenin e tyre të preferuar në mënyrë që të përjetojne putrat e tij të njohura si shëruese.

qeni 3

qeni 2

qeni 1

 

qeni 5

 

qeni 7

lajme të ngjashme