Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëndrimi i Osmanit: “Kurrë nuk kam kërkuar pozita” (VIDEO)

NULL NULL
05.05.2026 20:19

Se garës po i hynë bashkë e bëri publike, por në cilin subjekt jo.

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk tregon të martën, nëse në zgjedhjet e 7 qershorit bashkë me Fahrije Hotin, do të jetë pjesë e listës së ish-partisë së saj, për të siguruar ulëse në Kuvendin e Republikës.

Në fushatën që do të nisë pas 3 javësh, nuk flet as për postin për të cilin do të kërkojë vota, por shprehet optimiste se do e ketë përkrahjen e qytetarëve.

As rol e as favor thotë se s’kërkoi kurrë nga asnjë parti, përfshi edhe atë që ishte pjesë e saj para se ta krijojë Listën Guxo.

Më këso përgjigje anise gjysmake, ish-shefja e shtetit s’deshi të komentojë deklarimet që Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, janë kundër rikthimit të saj në LDK.

Me ose pa ‘aminin’ e këtyre të dyve, Vjosa Osmani, javën e kaluar pati një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku, i cili paralajmëroi zhvillime pozitive në këtë drejtim, por se atë natë thanë se vetëm darkuan miqësisht.

lajme të ngjashme