Qëllohen për vdekje tre palestinezë pas sulmit në Bregun Perëndimor NULL NULL 13.01.2024 14:57 13.01.2024 14:57 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Forcat izraelite qëlluan për vdekje tre palestinezë që sulmuan një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, sipas ushtrisë izraelite, sipas së cilës të tre ishin anëtarë të Hamasit Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se sulmuesit goditën vendbanimin Adora pranë qytetit të Hebronit, duke hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë që patrullonin aty pranë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Ministria palestineze e Shëndetësisë tregoi se emrat e tre të vrarëve janë Ismail Jahisha, 19-vjeçar, Mohammad Jahisha, 17-vjeçar dhe Uday Jahisha, 15-vjeçar.