Qalaj: Vazhdimi pa afat i konkursit për policë në veri, i paligjshëm (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 11.02.2023 20:38 nga Qendresa Tershana 11.02.2023 20:38 Konkursi për policë të ri në komunat veriore të Kosovës nuk po di të përfundojë. Ndonëse në fillim organet e rendit u mjaftuan vetëm me postimin e konkursit, në kohën shtesë të tij u realizuan edhe video-thirrje me përfaqësues të sundimit të ligjit në Kosovë, por edhe të vet zyrtarëve policorë, raporton Klan Kosova. Kësaj nisme iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurtit, që në gjuhën serbe u bëri thirrje pakicave të aplikojnë për gjeneratën e re të policisë. Megjithatë, as videoja e Kurtit nuk kreu punë pasi sa policë u kërkuan nuk aplikuan. Andaj, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, deklaroi se ky konkurs nuk do të mbyllet as të premten e 10 janarit, siç ishte planifikuar, por do zgjasë deri të plotësohet numri. Mirëpo, sipas ish-drejtorit të policisë, Rashit Qalaj, zgjatja e konkursit pa afat nuk është e ligjshme. E mos deklarimi i institucioneve për numrin e pretendentëve për policë, Qalaj thotë se po bëhet për t’i mbrojtur aplikuesit nga presionet e Serbisë. Megjithatë, sipas udhëheqësit të dikurshëm të Policisë, ata që aplikuan nuk janë të veriut të vendit. Me shumë se 500 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan kolektivisht nga ky institucion më 5 nëntor 2022, derisa së fundmi Qeveria serbe i quajti dorëheqjet si të përkohshme. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.