Prishtina zyrtarizon Anio Poçin NULL NULL 23.06.2026 15:08 23.06.2026 15:08 FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Anio Poçi, i cili bëhet përforcimi i dytë i skuadrës për sezonin 2026/27. Mbrojtësi shqiptar vjen nga Egnatia, me të cilën u shpall kampion në Shqipëri sezonin e kaluar, duke regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Klankosova.tv. Gjatë karrierës së tij, Poçi ka luajtur edhe në Greqi për skuadra si Panionios dhe Proodeftiki. Klubi bardhekaltër i ka uruar mirëseardhje Poçit dhe suksese me fanellën e Prishtinës.