Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Supernova prodhon yje”, risitë e sezonit të dytë të spektaklit në Klan Kosova (VIDEO)

NULL NULL
23.06.2026 14:53

Shumë shpejt sezoni i dytë i “Supernova” do të rikthehet në Klan Kosova.

Producenti i edicionit të ri, Vlorijan Halili në emisionin “Kosova Today” tha se ‘Supernova’ prodhon yje, transmeton Klankosova.tv.

“Supernova ka me qenë ajo ura lidhëse për njerëzit që duan televizionin dhe famën, që të kalojnë prej një reality show në televizion. Dhe ata që duan të aplikojnë për me qenë pjesë e Supernovës, dhe mendojnë me vazhdu karrierën e tyre në televizion, Klani i ka çel dyert në atë pjesë. Supernova prodhon yje”, tha Halili në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, moderatorja e këtij reality show, Sara Kolami tha se do të jetë e përfshirë në gjithçka sa i përket sezonit të ri.

“Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për mua, sepse unë dua të evoluoj. Dhe më bëhet shumë qejfi që po punoj me Vlorijanin”, u shpreh Kolami.

lajme të ngjashme