Putini akuzon Perëndimin se po e shtyn Rusinë në “vijat e kuqe” të saj NULL NULL 16.12.2024 15:32 16.12.2024 15:32 Vladimir Putin mban një fjalim në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Foto; Reuters Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi të hënën Perëndimin se po e shtyn Rusinë në “vijat e kuqe” të saj – situata që publikisht i ka bërë të qartë se nuk do t’i tolerojë. Ai shtoi se Moska ishte detyruar të përgjigjej. Putin tha në një takim të zyrtarëve të mbrojtjes se Rusia po e vëzhgonte SHBA-në si dhe zhvillimin dhe dhe vendosjen e mundshme të raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme me shqetësim, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se Rusia do të heqë të gjitha kufizimet e saj vullnetare për vendosjen e raketave të veta nëse SHBA-ja vendos raketa të tilla. Putin, i cili tha se forcat ruse në Ukrainë kanë marrë kontrollin e 189 vendbanimeve deri më tani këtë vit, deklaroi se armët bërthamore të Rusisë ishin atje për parandalim.