Putin do të takohet me presidentin e Kubës në Moskë NULL NULL 16.11.2022 16:52 16.11.2022 16:52 Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme në Moskë, tha të mërkurën Kremlini dhe ambasadori i Kubës në Rusi. “Ne presim vizitën e tij në Moskë”, tha Peskov në një telefonatë informuese me gazetarët. Agjencia e lajmeve “RIA Novosti” kishte cituar më herët ambasadorin e Kubës në Moskë derisa kishte thënë se një takim midis Diaz-Canel dhe Putin ishte i planifikuar. “Po përgatiten kontaktet midis dy krerëve të shteteve. Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Kuba është një partner i rëndësishëm, ka shumë për të folur”, tha Peskov, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.