Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Puna e artistit amerikan Alfredo Jaar në Prishtinë

NULL NULL
28.08.2015 18:53

Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, sjellë ekspozitën e artistit amerikan Alfredo Jaar.

“It’s difficult”, do të sillet në bashkëpunim me vetë artistin i cili është arkitekt dhe regjisor që jeton në New York.

Puna e tij është ekspozuar në mbarë botë.

Ai ka marrë pjesë në Bienalet e Venedikut, Sao Paulos si dhe në Documenta në Kassel.

Ekspozitat e tij të rëndësishme personale përfshijne: The New Museum of Contemporary Art, New York; Ëhitechapel, London; The Museum of Contemporary Art, Chicago; The Museum of Contemporary Art, Rome; and Moderna Museet, Stockholm.

Puna e tij është pjesë e koleksioneve të The Museum of Modern Art and Guggenheim Museum, New York, the MCA in Chicago, MOCA and LACMA në Los Angeles, the Tate në Londër, the Centre Georges Pompidou në Paris, the Centro Reina Sofia në Madrid, the Moderna Museet në Stockholm, the Louisiana Museum of Modern Art në Humlaebeck dhe shumë institucioneve tjera dhe koleksioneve private në mbarë botën.

Prezentimi i Alfredo Jaar në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është pjesë e programit vjetor të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe përkrahet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Ujë Rugove, bëhet e ditur përmes një komunikate nga zyra për media e kësaj qendre.

 

 

 

lajme të ngjashme