Pse s’ka mjaftueshëm psikologë nëpër shkolla? Flasin njohësit (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 19:58 30.01.2026 19:58 Foto ilustruese Nxënësit vazhdojnë të kenë probleme sociale në shkolla përditë. Por pavarësisht kësaj, numri i psikologëve shkollorë vazhdon të jetë jo i kënaqshëm. Përveç që disa shkolla të Kosovës, sidomos ato në zonat rurale, nuk kanë fare psikologë të punësuar, në shumë të tjera një psikolog mbulon më shumë se një shkollë. Psikologia shkollore, Tringa Visoka, thotë për Kiks Kosovën se ngarkesa e punës në raste të tilla është tejet e madhe. Psikologët në shkolla, sipas Visokës, kanë rol kyç në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, duke përfshirë edhe rastet e fëmijëve që kanë probleme familjare. Që mungesa e psikologëve shkollorë është problem serioz e konfirmon edhe Koordinatori i Arsimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, Muhamet Gjoka. Ai thotë se gjendja në terren nuk përputhet me nevojat reale të shkollave. Sipas Gjokës, ndonëse Ministria e Arsimit ka paraparë buxhet për personelin arsimor në komuna, ato shpesh nuk kanë mundësi t’i punësojnë psikologët, pasiqë paralelisht me buxhetin nuk janë hapur vende të reja pune në listën zyrtare të pagave. Kjo do të thotë se psikologët mund të mbesin jashtë listës së pagave. Muhamet Gjoka tutje shton se një ndër arsyet kryesore të krizës aktuale, është mungesa e kuadrove, psikologëve shkollorë në mbarë vendin. /Klankosova.tv Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm. Alarm në shkolla: Shumë nxënës, pak psikologë (VIDEO)